
DREJTOR I QENDRËS SË KULTURËS
NJOMZA IMERI ISMAILI
E lindur në vitin 1983 në Tetovë, jeton dhe vepron në Komunën e Bogovinës së Tetovës. Shkollën e mesme e ka përfunduar në Gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë, ndërsa studimet i ka ndjekur në Fakultetin Juridik të Universitetit të Evropës Juglindore.
Që nga fillimi i angazhimit të saj profesional dhe shoqëror, ka dëshmuar përkushtim të veçantë në promovimin e vlerave kulturore, artistike dhe shoqërore. Me një aktivitet të vazhdueshëm në sektorin kulturor, ka kontribuar në organizimin dhe mbështetjen e projekteve, manifestimeve dhe iniciativave që synojnë pasurimin e jetës kulturore dhe afirmimin e krijimtarisë artistike.
Përveç angazhimit në organizata humanitare, kulturore dhe artistike, ka luajtur rol aktiv në zhvillimin dhe avancimin e institucioneve kulturore në rajon. Gjatë periudhës 2018–2020 ka ushtruar detyrën e drejtoreshës së institucionit nacional Biblioteka “Koço Racin” – Tetovë, ku ka kontribuar në modernizimin dhe promovimin e veprimtarisë bibliotekare dhe kulturore.
Aktualisht ushtron detyrën e drejtoreshës së Qendrës së Kulturës “Ilo Anteski-Smok” – Tetovë, një nga institucionet më të rëndësishme kulturore në vend. Nën udhëheqjen e saj janë realizuar dhe mbështetur një sërë aktivitetesh artistike, kulturore dhe edukative, me fokus në promovimin e trashëgimisë kulturore, mbështetjen e artistëve dhe krijimin e programeve cilësore për publikun. Përmes vizionit dhe angazhimit të saj, vazhdon të kontribuojë në forcimin e jetës kulturore dhe në afrimimin e artit me qytetarët e të gjitha gjeneratave.