“FESTOJMË NËNTORIN”
KONCERT FESTIV ME SH.K.A. “JEHONA E MALËSISË”
Në kuadër të programit kulturor të I.N. Qendra e Kulturës “Ilo Anteski-Smok” – Tetovë, më 22 nëntor 2026, në ora 19:00, do të mbahet koncerti vjetor “Festojmë Nëntorin”, i cili realizohet në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore Artistike “Jehona e Malësisë” – Tetovë, me rastin e Ditës së Alfabetit Shqip.
Koncerti do të sjellë para publikut një program të larmishëm artistik, të ndërthurur me valle tradicionale, këngë dhe interpretime muzikore, që pasqyrojnë pasurinë e folklorit shqiptar dhe vlerat e trashëgimisë sonë kulturore. Përmes paraqitjeve të tyre, anëtarët e SH.K.A. “Jehona e Malësisë” do të prezantojnë një pjesë të traditave dhe krijimtarisë folklorike shqiptare.
I organizuar në nderim të Ditës së Alfabetit Shqip, ky aktivitet synon të promovojë dhe të ruajë vlerat e kulturës kombëtare, duke theksuar rëndësinë e përcjelljes së traditave dhe trashëgimisë kulturore te brezat e rinj.
Detajet e aktivitetit
- Aktiviteti: Koncert vjetor “Festojmë Nëntorin”
- Data: 22 nëntor 2026 (e diel)
- Ora: 19:00
- Vendi: Qendra e Kulturës “Ilo Anteski-Smok” – Tetovë
- Bashkërealizues: SH.K.A. “Jehona e Malësisë” – Tetovë
- Me rastin e: Ditës së Alfabetit Shqip
