“JEHO KËNGA IME”
KONCERT JUBILAR I MAHMUT FERATIT
Një mbrëmje që tejkaloi çdo pritshmëri!
Salla e Qendra e Kulturës “Ilo Anteski – Smok” ishte e mbushur plot — shkallët, hollet dhe çdo hapësirë e lirë u mbushën me artdashës.
Interesimi për Koncertin Jubilar “Jeho kënga ime!” me Mahmut Ferati, si dhe me mysafirët specialë Shyhrete Behluli, Shaqir Cërvadiku-Shaqa, Elita 5 dhe Milaim Mezini, ishte i jashtëzakonshëm.
Kjo është dëshmi e dashurisë dhe respektit që publiku ka për këngën e mirëfilltë shqipe dhe për artistët tanë.





















