NJË MBRËMJE PLOT HUMOR DHE TALENT NË QENDRËN E KULTURËS-TETOVË!
Më 16 maj, publiku tetovar pati mundësinë të shijojë komedinë e përjetshme të Kristo Floqit, “Zi e më zi”, e sjellë në skenë nga artistët e rinj të Studios së dramës “Uiliam Shekspir”, nën regjinë e shkëlqyer të Artan Arsllanit.
Energjia, pasioni dhe talenti i artistëve të rinj na sollën një performancë që na bëri të qeshim dhe të shijojmë humorin e kulluar të Floqit. Falënderime të veçanta për të gjithë ata që ishin të pranishëm dhe që ndanë këtë mbrëmje të paharrueshme me ne.
Shijoni albumin e fotografive të kësaj mbrëmjeje plot magji.
Le të vazhdojmë të përkrahim artin dhe kulturën në Tetovë!











