“SEGA MU E MAJKATA”

Më 24 nëntor, në Qendrën për Kulturë – Tetovë, u realizua shfaqja teatrale “Sega mu e majkata” nga Goran Stefanovski, me regji të Gjorgjeski – Serafimovski.

Shfaqja, përmes satirës së fortë dhe humorit të mprehtë, trajton anomalitë bashkëkohore shoqërore, vlerat e shtrembëruara dhe krizën morale të shoqërisë moderne. Ajo vë në pah realitete ku dominon interesi personal, krimi dhe humbja e parimeve etike, duke e reduktuar çdo gjë në materializëm dhe përfitim.

Publiku pati mundësinë të ndjekë një mbrëmje teatrore të fuqishme dhe reflektuese, e cila përveç argëtimit solli edhe një mesazh të thellë: pse shpesh zgjedhim të heshtim përballë padrejtësive dhe të qëndrojmë në zonën tonë të rehatisë?

Leave A Comment