“Pa Titull”: Një mozaik artistik në Qendrën e Kulturës
Mbrëmë, në hapësirat e Qendrës së Kulturës “Ilo Anteski-Smok” në Tetovë, u shënua hapja solemne e edicionit të radhës të ekspozitës kolektive “Pa Titull”. Kjo ekspozitë, e cila është kthyer tashmë në një traditë artistike, mblodhi 28 vepra nga artistë vendas dhe të huaj, duke ofruar një mozaik të pasur të stileve dhe teknikave që reflektojnë diversitetin kulturor dhe shpirtin krijues.
Ekspozitën e hapi drejtoresha e Qendrës së Kulturës, znj.Njomza Imeri Ismaili, ndërsa për rëndësinë dhe frymën artistike të kësaj ngjarjeje folën kuratorja e projektit, znj. Jasmina Krstoska, si dhe recenzentja znj. Enesa Memeti.
Në këto vepra gjejmë një përmbledhje të pasur zhanresh dhe teknikash që pasqyrojnë kreativitetin e artistëve nga Tetova, Gostivari, Radovishi dhe Rahoveci.
Me këtë postim, ndajmë me ju disa momente dhe vepra nga kjo ngjarje e rëndësishme për artdashësit e qytetit tonë, përmes fotografive të realizuara nga Lavdrim Farizi.











