Ekspozitë personale e Vlladimir Temkov
“DIELLI I KAVADARIT NË DRITËN E VEPRAVE TË TEMKOVIT”
Në kuadër të programit vjetor të I.N. Qendra e Kulturës “Ilo Anteski-Smok” – Tetovë, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, u realizua hapja solemne e ekspozitës personale të piktorit të njohur Vlladimir Temkov, me titull “Dielli i Kavadarit në dritën e veprave të Temkovit”, e kuruar nga Jasmina Krstoska.
Ekspozita prezanton një cikël të veçantë veprash, në të cilin peizazhi i vendlindjes, shtresat e kujtesës dhe identiteti kulturor ndërthuren në një shprehje të konsoliduar artistike, duke ndërtuar një narrativë vizuale të pasur dhe të shumëdimensionuar.
Në hapjen solemne morën fjalën Maestro Pavle Kuzmanoski dhe akademik Nevzat Bejtuli – Kica, në shenjë nderimi dhe kujtimi për Maestron Vladimir Temkov, duke vënë në pah kontributin e tij të rëndësishëm në artin bashkëkohor figurativ. Për publikun u prezantua një cikël prej 25 veprash të realizuara në teknikën akrilik në pëlhurë, ku ngjyra, ritmi kompozicional dhe simbolika e peizazhit lokal krijojnë një tërësi të harmonishme artistike.
Ekspozita u shoqërua me interes të veçantë nga publiku artdashës dhe komuniteti kulturor, duke reflektuar vlerësimin e vazhdueshëm për krijimtarinë e Temkovit dhe rëndësinë e saj në artin bashkëkohor figurativ.
Reth Artistit
VLLADIMIR TEMKOV

Vlladimir Temkov ka lindur në Kavadar në vitin 1959. Shkollën e mesme të artit, Akademinë Pedagogjike dhe Fakultetin e Arteve të Bukura i ka përfunduar në Shkup, ku ka ndjekur edhe studimet pasuniversitare në drejtimin e pikturës. Ai jeton dhe vepron në Kavadar.
Gjatë karrierës së tij artistike ka realizuar dhjetëra ekspozita personale brenda dhe jashtë Maqedonisë së Veriut, duke prezantuar krijimtarinë e tij në Turqi, Bullgari, Kroaci, Kosovë dhe vende të tjera. Gjithashtu ka marrë pjesë në shumë ekspozita kolektive, koloni artistike dhe projekte ndërkombëtare.
Temkov është themelues dhe kurator i Kolonisë Ndërkombëtare të Artit në Kavadar, si dhe një nga figurat më aktive në organizimin e kolonive artistike në rajon. Në kuadër të zhvillimit të tij profesional ka realizuar qëndrime studimore në Paris, Nju Jork dhe Turqi.
Për kontributin e tij në artin pamor, është nderuar me çmimin shtetëror për vepër jetësore “11 Tetori”, si dhe me një sërë çmimesh dhe mirënjohjesh nga fusha e artit dhe kulturës.
Kuratore
JASMINA KRSTOSKA
Galeria e fotografive
















