EKSPOZITË PERSONALE
“GËRSHETIM NGA KALLDËRMA DHE RRËNJË”

Në Qendrën e Kulturës u hap ekspozita e përbashkët “Gërshetim nga kalldrëma dhe rrënjët” nga autorët Mr.Lina Trenkoska dhe Sllavko Trenkoski një ekspozitë që paraqet një dialog unik vizual dhe emocional ndërmjet dy brezave – baba dhe bijë, të bashkuar përmes dashurisë së përbashkët ndaj grafikës, teknikave tradicionale dhe procesit artistik të punuar me dorë.
Në themel të ekspozitës qëndron teknika e ksilografisë (gravurë në dru), e realizuar përmes një procesi të kujdesshëm dhe fizikisht intensiv të gdhendjes, ndërsa disa nga veprat janë shtypur në letër të punuar me dorë, gjë që e thekson edhe më shumë materialitetin dhe autenticitetin e tyre.
Faleminderit të gjithë të pranishmëve për pjesëmarrjen dhe për energjinë e bukur që sollët! Mirënjohje për artistët, kolegët dhe bashkëpunëtorët që kontribuan në realizimin e ekspozitës, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit.
📌 Ekspozita u realizua në kuadër të programit vjetor të Qendrës së Kulturës – Tetovë

Leave A Comment