EKO E “ROK – PËRRALLË NË VJESHTË”!
Më 23 nëntor 2025, në kuadër të festimeve të Festave të Nëntorit, në Qendra e Kulturës – Tetovë u realizua koncerti “ROK – Përrallë në Vjeshtë”, një mbrëmje muzikore që solli një përjetim të veçantë artistik për publikun e pranishëm.
Koncerti u karakterizua nga një atmosferë dinamike dhe energjike, ku rock-u u ndërthur me elemente klasike dhe interpretim bashkëkohor, duke krijuar një performancë të veçantë skenike. Publiku pati mundësinë të shijojë interpretimet e artistëve të ftuar, të cilët sollën një program të pasur dhe të larmishëm muzikor.
Në skenë u prezantuan:
- Dajana Malollari Pajaziti – soliste
- Shkëlzen Pajaziti – violinë
- Shkëlzen Baftijari – piano
- Jetmir Mehmedi – kitarë
- Arsim Iljazi – bas-kitarë
- Egzon Leka – perkusion
Koncerti u mirëprit nga publiku, duke shënuar një tjetër ngjarje të suksesshme në kuadër të programit kulturor të festave të nëntorit.












