Published On: 1 Qershor, 20260 Comments on STREET ART

“STREET ART” – DITË E MBUSHUR ME NGJYRA, KREATIVITET DHE BUZËQESHJE

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, sot në parkun para hyrjes së Qendrës për Kulturë u mbajt punëtoria artistike “Street Art”.
Dhjetëra fëmijë morën pjesë në këtë aktivitet, duke shprehur imagjinatën dhe talentin e tyre përmes pikturave të realizuara në ambient të hapur. Parku u shndërrua në një hapësirë plot ngjyra dhe gëzim, ku fëmijët patën mundësinë të krijojnë, të argëtohen dhe të festojnë ditën e tyre.
Në përmbyllje të aktivitetit, Qendra per Kulturë falënderon të gjithë fëmijët, prindërit dhe shkollat për pjesëmarrjen dhe mbështetjen e tyre, duke ndarë mirënjohje për pjesëmarrësit si shenjë vlerësimi për angazhimin dhe kontributin e tyre.
Urime 1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve!
Mbështetur nga Ministria e kulturës dhe turizmit

Leave A Comment