Published On: 24 Qershor, 20220 Comments on TINGUJT E FILMIT

Nën udhëheqjen e dirigjentit Premitim Etemi dhe orkestrës së shkëlqyer, realizuam koncert

“Tingujt e filmit”

Në kuadër të programit vjetor të Qendrës për Kulturë – Tetovë, u realizua koncerti “Tingujt e filmit”, nën dirigjimin e Premtim Etemit.

Publiku pati mundësinë të shijojë një program të veçantë muzikor, i cili solli në skenë disa nga meloditë më të njohura të kinematografisë botërore, të interpretuara përmes tingujve të muzikës klasike.

Në program u përfshinë vepra të njohura si “Gabriel’s Oboe” nga The Mission, “Schindler’s List”, “Game of Thrones”, “My Heart Will Go On” nga Titanic, “Pirates of the Caribbean”, “The Godfather Suite”, si dhe vepra të tjera.

Koncerti solli një atmosferë të veçantë dhe bashkoi dashamirësit e muzikës klasike përmes melodive që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e publikut.

Më poshtë mund të shihni disa momente nga koncerti.

Leave A Comment