Këngët qytetare ndriçuan edicionin e 13-të të Festivalit “Teuta” në Tetovë

Qendra e Kulturës – Tetovë u mbush me emocionet e një tradite të pasur muzikore, duke mirëpritur artistë të shquar dhe grupe muzikore nga të gjitha trevat shqiptare, të cilët më 29 shtator, ngrohën zemrat e publikut tetovar. Tingujt e këngëve qytetare na shtruan një itinerar kohor, duke shëtitur skaj më skaj kufijve shqiptarë, me zërin kumbues të çdo artisti, që depërtoj qiellin e hapur në Tetovë.

Qendra e Kulturës jep një falënderim të veçantë për të gjithë pjesëmarrësit që e bënë këtë natë kaq të veçantë me performancat e tyre të jashtëzakonshme:
🎤 Grupi “Bashkimi” – Preshevë
🎤 Kori “Nexhmije Pagarusha” – Prishtinë
🎤 Orkestra e të rinjve të Qendrës për Kulturë – Gostivar
🎤 Grupi i këngës qytetare fierake (Ansambli “Myzeqeja”)
🎤 Elita Ziberi
🎤 Kori i grave “Teuta” – Tetovë
Një falënderim i përzemërt shkon për publikun tonë të mrekullueshëm për durimin dhe mirëkuptimin që treguan për problemet teknike që u shfaqën gjatë mbrëmjes. Ju ishit ata që na mbështetët më së shumti atëherë kur neve na duhej përkrahja dhe duartrokitjet e juaja dhanë motivim maksimal për artistët në skenë, që bashkërisht tejkaluam situatën, raste këto që ndodhin edhe në skena botërore. Dhashtë Zoti që raste të tilla të ketë sa më pak në të ardhmen.

Falë përkushtimit të artistëve dhe mbështetjes suaj të vazhdueshme, ky festival mbetet një udhëtim i paharrueshëm në botën e këngës qytetare, duke ruajtur e promovuar trashëgiminë tonë të çmuar kulturore.
Faleminderit që ishit pjesë e kësaj nate të veçantë!

Leave A Comment