U mbajt edicioni i 11-të i Festivalit të Këngës së vjetër qytetare “Teuta”

FESTIVALI I KËNGËS QYTETARE TEUTA

𝓠𝓮𝓷𝓭𝓻𝓪 𝓮 𝓚𝓾𝓵𝓽𝓾𝓻ë𝓼 𝓷𝓲𝓴𝓸𝓺𝓲𝓻𝓮 𝓮 𝓶𝔂𝓼𝓪𝓯𝓲𝓻ë𝓿𝓮 𝓷𝓰𝓪 𝓶𝓫𝓪𝓻ë 𝓽𝓻𝓸𝓳𝓮𝓽 𝓼𝓱𝓺𝓲𝓹𝓽𝓪𝓻𝓮
Qendra për kulturë-Tetovë, në vazhdimësi kujdeset për ruajtjen e vlerave kulturore dhe artistike të Shqiptarëve në RMV. Tani më e shndërruar në traditë shumë vjeçare, për plotë 11-vite, organizon Festivalin e këngës së vjetër qytetare “Teuta”.
Në këtë festival deri më tash kanë interpretuar grupe të ndryshme nga shumë qytete, si Tetova, Gostivari, Shkupi, Kërçova, Kumanova, Struga, Prishtina, Ferizaji, Gjilani, Gjakova, Prizreni, Shkodra, Burreli, Elbasani, Peshkopia, Korça, Presheva dhe Ulqini, duke sjellë një ngrohtësi këngësh që janë ruajtur me shumë kujdes ndër dekada e shekuj dhe që me shumë sukses janë paraqitur para publikut tetovar, që në të shumtën e rasteve edhe kanë qenë në një frymë me këngëtarët në skenë.

Programi i edicionit:

OJQ Kori “Nexhmije Pagaruasha” – Prishtinë
Programi:
1. “O vendi im”;
2. “O moj bukuroshe”;
3. “Dashurinë që kam për ty”;
4. “Këngë moj”.
Dirigjent: Nazlije Beadini Sadiku
**********
AKV “Kastriotët” – Ferizaj
Programi:
1. “O moj bukuroshe “ – Aurela Krasniqi
2. “Pranvera Filloj me ardhë”, “ Oso Kuka”- Riza Bytyqi
3. “Ta dish” – Diellza Dedushi
4. “I lumi unë për ty”, “Me besleme” -Liridon Sadriu
5. “Këndon bilbili poshtë te zalli”- Diellza Dedushi & Aurela Krasniqi
Drejtues orkestre: Fitim Bytyqi
**********
Orkestra e Qendrës për kulturë – Gostivar
Programi:
1. “Bash n’zaman të djelmnisë” – Shpresim Zylbeari
2. “Dashurinë që kam për ty” – Lyra Stafa
3. “Të desha me hakikat” – Shpresim Zylbeari
4. “Mu aty ke shtat zymbylat” – Naziktere Iseini
5. “Vaj si kenka ba dynjaja” – Ylber Limani
Drejtues i orkestrës: Lik Miftari
**********
AKV “Isuf Myzyri” – Elbasan
Programi:
1. “Ke çezmja në kala”, “Atë gusht të bardhë moj lule” – Eglentina Toska
2. “Çke moj Fiti që po qan”, “ Byrek byrek”-Vllezërit Medi & Demir Zena
3. Putpuri të qytetit të Elbasanit, “ Kur pata një lule t’bukur”, “Tuj shetit në ara t’gjata”, “ Qenke veshur me të bardha”- Eglentina Toska, vllezërit Medi & Demir Zena dhe Driton Mustafaj
Drejtues orkestre: Sopot Serica
**********
Grupi i grave “Teuta” – Tetovë
Programi:
1. “Vinë vaporat”
2. “Kur e percolla ylberin”
3. “Ti më je si një gonxhe”
Soliste: Melisa Loki dhe Rozafa Etemi
Dirigjent: Jeton Pustina
Festivali Teuta është projekt i Qendrës për kulturë për vitin 2022, i financuar nga Ministria e Kulturës së RVM, ndërsa mbështetur edhe nga Komuna e Tetovës, Lina fashion, VOX TV, NB Hotel&Spa, Radio Televizioni I Maqedonisë-RTM2, Luma Graphic, Liza fashion, VI MUA, Shullani market, Arsimi Company, Ema invest group, Agora Epoksil Dooel, Tepelena, FI&GA dhe DOG&CAT.

Leave A Comment