Mbrëmje nën tingujt e folklorit të mirëfilltë shqiptar!
KONCERT FOLKLORIK
Tetova pati rastin që këtë ditë të veçantë, ditën ndërkombëtare të vallëzimit në një atmosferë të ngrohtë t’i ndjekë vëllezërit dhe motrat tona të Ansamblit kombëtar të këngëve dhe valleve të Republikës së Shqipërisë. Ata para publikut tetovar fluturuan si shqiponja të vërteta, që me profesionalizmin e tyre dëshmuan se folklori shqiptar përcillet brez pas brezi.
Sot Tetova, qytet i dy Universiteteve, fole e arsimit shqiptar ndjehet krenare që ishte nikoqire e “shpirtit” të shqiptarëve, Ansamblit kombëtar të këngëve dhe valleve.
Andaj, na lejoni që në emër të Drejtorit të Qendrës për Kulturë dhe stafit t’ju falënderojmë përzemërsisht për këtë spektakël dhe njëkohësisht shprehim gatishmëri për bashkëpunim edhe në të ardhmen duke përfshirë dhe ansamblet tjera të trojeve shqiptare.







