Published On: 13 Maj, 20260 Comments on MEMORANDUM BASHKËPUNIMI

MEMORANDUM BASHKËPUNIMI me

Arkivin Shtetëror-Njësia Tetovë

Memorandum bashkëpunimi institucional
Sot në ambientet e institucionit tonë u zhvillua një takim zyrtar me përfaqësues të Arkivit Shtetëror – Njësia Tetovë, ku u formalizua një memorandum bashkëpunimi ndërinstitucional.
Memorandumi përfshin:
  • Bashkëpunim në organizimin e aktiviteteve kulturore,
  • Shënimin dhe promovimin e historisë së rajonit të Pollogut,
  • Përgatitjen, përpunimin dhe promovimin e publikimeve në fushën e historisë, shkencës, arsimit dhe kulturës,
  • Bashkëpunim në fushën e punës administrative dhe arkivore.
Ky hap përfaqëson një angazhim të përbashkët për ruajtjen dhe promovimin e vlerave kulturore e historike të rajonit tonë, si dhe për forcimin e bashkëpunimit institucional në shërbim të interesit publik.

Leave A Comment