TAKIM ZYRTAR NË QENDRËN E KULTURËS NË TETOVË ME PËRFAQËSUES TË AMBASADËS SË HUNGARISË
Sot, në Qendrën e Kulturës në Tetovë, mirëpritëm sekretarin e dytë të Ambasadës së Hungarisë, njëherësh vendi kryesues i Këshillit të Bashkimit Evropian, z. Gabor Redecsi, dhe këshilltarin e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, z. Behixhudin Shehapi. Takimi u zhvillua në kuadër të promovimit të aktivitetit të veçantë “Trashëgimia Kulturore Islame në Hungari”. Gjithashtu, diskutuam për projekte të përbashkëta dhe bashkëpunime të ardhshme të cilat do të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm multikulturor të qytetit tonë.


