Në prag të koncertit të vitit në qendër të kulturës
Më 29 gusht, e enjte, Qendra e Kulturës, mbajti orë letrare “Netët e poezisë tetovare”, projekt ky i mbështetur nga Ministria e Kulturës. Të pranishëm në këtë mbrëmje ishin miq dhe dashamirë të letërsisë dhe poezisë, poetë të të gjithë komuniteteve të vendit, përfaqësues të pushtetit lokal dhe atij qendror, drejtori i Qendrës së Kulturës, Vullnet Fejzullai, ish- sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës, Arlind Huseini, udhëheqësi artistik i Qendrës së Kulturës, Shpëtim Selmani, etj.
Me krijimet e tyre u paraqitën disa poetë të vendit si Artan Arsllani, Valdeta Dulahu, Fatjona Abdualli, Ezana Qamili, Lirim Alija, Ajnur Dehari, Zanë Mali-Ballanca nga Kosova e cila ishte mysafire speciale e kësaj mbrëmjeje, Sllavica Dabevska Kirovska, Pero Sarxhovski, Milena Ilievska, Mirko Vidoeski, Angella Andonovska, Medine Idrizi, Besnik Kahja, Elis Nebi etj., të cilët lexuan krijimet e tyre secili në gjuhën e vet.
Qendra e kulturës po bën përgatitjet e fundit për realizimin e Koncertit vjetor të rok grupit tetovar Elita5. Në prag të këtij koncerti, sot në hapësirat e Qendrës së Kulturës u organizua edhe një konferencë shtypi, ku para medieve folën drejtori i Qendrës së Kulturës, Vullnet Fejzullai dhe dy artistët e grupit Arif Ziberi dhe Nexhat Mujovi-Virusi.
“Në vigjilje të këtij koncerti kemi nderin dhe kënaqësinë t’i kemi në skenën e Qendrës së Kulturës artistët më të respektuar tetovarë, të cilët ekskluzivisht për publikun do të performojnë një program të pasur të albumeve të grupit Elita-5”, të cilët më shumë se dy orë do të kënaqin adhuruesit e tyre”, u shpreh drejtori i Qendrës së Kulturës, Vullnet Fejzullai. Ai më tej falënderoi edhe Ministrinë e Kulturës që mbështeti këtë projekt, si dhe mediat që vazhdimisht i përcjellën të gjitha aktivitetet, e në veçanti për interesimin e madh që treguan për këtë koncert.
Nexhat Mujovi- Virusi tha se ”pas 32 vjetësh i rikthehemi Qendrës së Kulturës aty edhe ku filluam hapat e para të grupit. Edhe pse e vogël, por kjo sallë jep ngrohtësi të madhe. Jemi të lumtur kur kemi përkrahje nga vendasit. Kam një falënderim të veçantë për Ministrinë e Kulturës dhe për Qendrën e Kulturës. Dua të them se jemi përgatitur disa muaj për këtë koncert”. Më tej Mujovi shtoi se grupi para një jave promovoi edhe këngën më të re me titull “Natën e mirë”, të cilën për herë të parë do ta këndojnë në koncertin e nesërm. Gjithashtu ai falënderoi edhe mediat për prezencën dhe përkrahjen mediatike. Lidhur me programin, ai shtoi se e kanë ndarë në tri pjesë.
Solisti Arif Ziberi në këtë konferencë vlerësoi lartë angazhimin e stafit të Qendrës së Kulturës, bashkë me drejtorin që pa lodhje punuan në realizimin e këtij koncerti, si dhe Ministrinë e kulturës, e në veçanti sekretarin shtetëror të Ministrisë së Kulturës, Arlind Huseini që e bëri të mundur këtë koncert. Ziberi ndër të tjera tha se: “më vjen mirë që pas 32 vitesh kthehemi me koncert në Qendrën e Kulturës. Emocionet janë të mëdha pasi nga këtu e kemi nis karrierën artistike. Kjo sallë më pëlqen shkaku i akustikës që ka. Do të përfshijmë të gjitha hitet nga albumet që kemi, si dhe këngën më të re. Besojmë se kujtimi dhe kënaqësia do të jenë të dyanshme, si për ne ashtu edhe për publikun”, përfundoi solisti Ziberi.
Ju njoftojmë se koncerti mbahet nesër, e premte, 31 𝖒𝖆𝖏 2024, 𝖔𝖗𝖆 20.00





